Brenda rrjetit të prostitutave shqiptare në Piacenza, 800 euro për atësinë e fëmijëve

Brenda rrjetit të prostitutave shqiptare në Piacenza, 800 euro

Dy burra italianë që ishin të gatshëm të shisnin atësinë e tyre për shumën prej 800 euro u denoncuan nga policia në Piacenza.

Në këtë mënyrë, fëmijët e disa prostitutave shqiptare, me burra të tjerë, mund të merrnin nënshtetësinë italiane.

Duke vepruar në këtë formë, italianët u garantonin nënave të fëmijëve të vegjël mundësinë e qëndrimit "ligjërisht" në territorin vendas.

Çdo gjë është zbuluar falë paralajmërimit të një gruaje të re shqiptare, e cila vendosi të thyej heshtjen dhe t'i raportojë policisë shantazhin e tmerrshëm.

Ajo tregoi se kishte shkuar në Piacenza pak kohë më parë për të gjetur një punë dhe për të takuar partnerin e saj, babai i fëmijës. Në atë kohë ajo ishte ende shtatzënë.

Burri, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, e detyroi atë të hynte në rrethin e prostitucionit dhe kështu, vajza u detyrua të shiste trupin e saj.

Kur ai nuk ishte në trotuaret e zonës së Via Caorsana, qëndronte në shtëpinë e një prostitute tjetër shqiptare.

"Çdo mbrëmje ajo duhej të sillte në shtëpi së paku 200 euro, plus një përqindje të performancës së përgjithshme, sepse përndryshe nuk do ta lejonin të shihte fëmijën e saj", deklarojnë hetuesit, siç raporton faqja lokale "IlPiacenza".

Falë denoncimit, hetuesit bënë të mundur largimin e gruas dhe fëmijës së saj nga mjedisi i tmerrshëm, duke i strehuar ata në një vend të sigurt. Më pas, gruaja do të vazhdonte të zbulonte të gjitha detajet e asaj që ndodhte në rrjetin e prostitucionit.

Sipas hetuesve, vajza kishte deklaruar se fëmijën e kishte me një italian, marrëveshje kjo e bërë me forcë nga partneri i saj.

Nga hetimet, është zbuluar gjithashtu se djali i një tjetër prostitute ishte regjistruar në atësinë e një italiani në këmbim të 800 eurove.

Kjo bëri që prokurori i Piacencës të kërkonte testin e ADN-së, i cili konfirmoi gjithçka. Fëmijët nuk ishin të tyre.

Të dy, një 63-vjeçar nga Kremonia dhe një 48-vjeçar nga Milano, u hetuan për deklarime të rreme.

Nën akuzë u vu edhe një shqiptar dhe një prostitutë.

/S.Ll/

EMISIONET