UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet europiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2018, 14:40
Futbolli në Shqipëri merr një goditje të fortë.
UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet europiane.
Përveç përjashtimit nga kompeticionet europiane, UEFA gjobit Skënderbeun dhe me 1 milion euro gjobë
Vendimi i komisionit të Disiplinës në UEFA është marrë më 7 shkurt. Përjashtimi ka ardhur pas dyshimeve për trukim.
Skënderbeu është ekipi shqiptar më i suksesshëm në vitet e fundit. Edhe për sezonin 2017-2018, Skënderbeu mori pjesë në fazën në grupe të Europa League.