Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refuzimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e fundit.

“Sic dihet ne zgjedhjet e vitit 2017 te dy forcat politike hyn me vehte ne zgjedhje. LSI-ja e refuzoi koalicionin me PS-ne. Pavarsisht arsyeve per mendimin tim LSI-ja gaboi rende ne kete pozicionim.  Ambjentet dhe rrethet e kontaminuara perqark dy lidereve natyrisht qe ndikuan negativisht” – thotë Braho në një intervistë për gazetën Dita.

Braho mendon se ndarja PS-LSI tashmë është e pakthyeshme

“Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se.

Raportet e mija politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre” – thotë ai ndër të tjera në intervistën për Dita.

Duke folur për detyrën e re, atë të këshilltarit pranë kryeministrit, ish-deputeti thotë:

“Nuk eshte e thene qe politiken e shtresave qe perfaqeson e ben vetem duke qene deputet. Kryeministri Rama ka vendosur te keshillohet nga socialistet e vjeter e me pervoje. Dhe keto raporte pune dhe bashkepunimi i ka vendosur me shume prej tyre. Edhe me Fatos Nanon, edhe me Gramoz Rucin,zgjedhja e te cilit ne krye te Kuvendit ishte brenda kesaj llogjike. Thirrja dhe afrimi im si keshilltare prane zyres se tij ishte perseri ne vrazhden e ketij vleresimi”

Braho është dakord me vlerësimet e kryeministrit në debatin e ditëve të fundit për median. Ai mendon se media sot “kondicionohet nga mungesa e profesionalizmit dhe varferia ideore e nje pjese te gazetareve”.

“Ne Shqiperi nuk ka gazetare investigative te mirefillte, ata jane te rralle dhe gjenden me shumice gazetare spekulante, mitomane te lajthitur, hallexhinje qe perdoren qe yshten e paguhen” – thotë Braho.

Duke komentuar hetimet ndaj ish-ministrit të brendshëm, Braho thotë:

“Prokuroria po vazhdon hetimin per ish ministrin e brendshem dhe Saliu duhet te heshte, pasi i ngjan rastit kur “hajduti bertet kapeni hajdutin”.  Çudi e madhe !!”

I pyetur gjatë intervistës në Dita për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes: Çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje.Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat”.

/Ora News.tv/