Braho: Kush punon në të zezë nuk i deklaron paratë, nëse formalizohet paraja e pisët dëmtohet konkurenca

Braho: Kush punon në të zezë nuk i deklaron paratë,

Për juristin Ledio Braho, ata që punojnë në të zezë nuk do mbledhin lekë për t'i deklaruar dhe për të përfituar nga amnistia fiskale.

I ftuar në emisionin Ekopolitkë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, ai tha se nëse do fomalizohej paraja e pisët, do ketë probleme përsa i përket konkurencës së biznesit.

Ledio Braho: ''Në Shqipëri punët në të zeza janë punët më të rëndomta. Nuk besoj se nëse punon në të zezë, do mbledhësh lekë dhe do t'i deklarosh. Nëse do përfshihen dhe persona juridikë e fizikë që ushtrojnë aktivitet tregtar, ato do të përfitojnë nga amnistia fiskale. Nëse do bëhet një formalizim i parasë së pisët, pra parasë së padeklaruar nga individë të ndryshëm, kjo mund të sjelli pasoja në ekonomi. Është pastrim i parave dhe do të sjellë probleme përsa i përket konkurencës së biznesit.''

EMISIONET