Deputeti Spartak Braho u shpreh dakord me propozimin e deputetes Bushka e cila kërkoi të mbahet seancë dëgjimore me kreun e KED-se  ndërsa I kujtoi komisionit se nuk ishin mbledhur për ti dhënë  “paralajmërim me vëretje” për presidentin.

Spartak Braho:“Jam dakord me shtesën e objektit të hetimit. Komisioni hetimor është mbledhur për të shkarkuar Presidentin dhe prresidenti shkarkohet për shkelje të rëndë. Tek objekti i hetimit kanë shtuar 8 shkelje. Unë i gjykoj si shkelje por nuk i gjykoj dot nëse janë shkelje të rënda apo të lehta. Ne nuk jemi mbledhur këtu për të vërejtje me paralajmërim nëse ka shkelje të rënda duhet shkarkuar. Hetimi duhet të vazhdojë mbi bazën e kërkesave shtese që propozon zonja Bushka”

 Ulsi Manja: “Është Gjykata Kushtetuese që vendos për natyrën e shkeljes por ne sot kemi detyrimin të respektojmë vendimin”

Deklarata u be ne mbledhjen e komisionit hetimor per presidentin Ilir Meta. 


/Ora News.tv/