Avokatja Enida Bozheku u shpreh në studion e “Tempora” se protesta e 2 marsit ishte pozitive. Por sipas saj, problemi qëndron në faktin se një protestë të tillë e thirri Presidenti. Bozheku shprehet se s`mund të pëdoret figura e Presidentit për të thirrur qytetarët dhe më pas ata të largohen pa pasur një veprim konkret. Sipas saj, të gjithë qytetarët prisnin nga tubimi i 2 marsit shpërndarjen e Parlamentit qoftë edhe në mënyrë simbolike.

Enida Bozheku: Fakti që bëhet një protestë e tillë në kuadër opozitar, është pozitive sepse kemi ringritje të masës së popullit. Problemi që mua më shqetëson në kuadër institucional, është figura e Presidentit. Të përdoret figura e Presidentit të Republikës dhe më pas t`i shpërndajë ata pa një veprim konkret, për mua ngjall mosbesim. 

Veprimi duhej çuar deri në fund. Unë prisja, edhe pse nuk i takoja, një dekret të shpërndarje së parlamentit qoftë dhe në formë simbolike. Derisa Presidenti deklaron se ka rënë ajo që është fryma e Kushtetutës, ajo që pritet në momentin që Presidenti zbret në shesh me masën popull,  sepse aty nuk kishte vetëm opozitar, por kishte dhe shumë kundër qeverisë.


/Ora News.tv/