Valtteris Bottas pret i pari finishin në Japoni. Piloti finlandez bëri një garë të përkryer në "Suzuki Circuit", duke koleksionuar fitoren e radhës në Formula 1. Vendi i tretë i Lewis Hamilton i dha titullin për konstruktor, i 6-ti radhazi për Mercedes.

Në vendin e dytë u pozicionua Ferrari i Sebastian Vettel. Gjermani barazon kështu pilotin e Red Bull Racing Honda, Max Verstappen.

"Top 10" u kompletua nga Alexander Albon, Carlos Sainz, Daniel Ricciardo, Leclerc, Gasly, Perez dhe Hulkenberg. Në garën për titull, Hamilton vijon kryesimin me 338 pikë, ndjekur nga Bottas me 274 dhe Leclerc me 221 pikë.



/Ora News.tv/