Botërori i Klubeve, Reali njeh kundërshtarin e gjysmëfinales

Botërori i Klubeve, Reali njeh kundërshtarin e gjysmëfinales

Do të jetë Kashima rivali i Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve 2018.

Japonezët përmbysën Guadalajara Chivas, teksa fituan me shifrat 3 me 2. Zaldivar kaloi miqtë në avantazh, ndërkohë që golat e Nagaki, Serginjo dhe Abe përmbysën gjithçka në favor të tyre, ndërkohë që goli i Pulido në limitet e kohës së rregullt shërbeu vetëm për statistikë.

Gjysmëfinalja Kashima-Real Madrid është programuar për tu luajtur më 19 dhjetor në stadiumin e japonezëve "Kashima Soccer Stadium".

Ndërkohë finalistja tjetër do të mësohet nga çifti Al Ain-River Plate, me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kaluan pa probleme, 3 me 0 Esparance Tunis, nga Tunizia.







EMISIONET