Botë mbaj frymën! "El Clasico" po vjen

Botë mbaj frymën! "El Clasico" po vjen

Një "El Clasico" spektakolar pritet të zhvillohet këtë të shtunë pasi si Reali i Madridit ashtu dhe Barcelona po kalojnë një periudhë të mirë forme dhe si të mos mjaftohte kjo nëse madrilenët e humbasin këtë sfidë, do i jepnin lamtumirë luftës për titull.

Barcelona do të shpresojë për të përfunduar vitin dhe të parët, ndërsa nga krahu tjetër "galaktitët" vijnë të motivuar në këtë përballje pas triumfit në Kupën e Botës dhe do të jenë në kërkim për të "thyer" katalanasit, pasi djemtë e drejtuar nga Valverde janë të pamposhtur që nga ndeshja e tyre e fundit në "Estadio Santiago Bernabeu" pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm.

Presioni sa vjen dhe shtohet. Të dyja skuadrat e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe janë gati për të dhënë gjithçka për të fituar përveçse 3 pikëshin e radhës tentojnë dhe triumfim e radhës mbi rivalin e tyre të përjetshëm.

Pesë tituj në vitin 2017, më së shumti në një vit kalendarik, u japin lojtarëve, stafit dhe tifozerisë  të Los Blancos besimin se ata janë akoma ekipi që duhet mundur.

Trofeu i fundit, Kupa e Botës për Klube, do t'u ofrohet tifozëve të tyre para ndeshjes, e cila është e sigurtë se do të krijojë një atmosferë të zjarrtë kur ekipettë zbresin në tapetin e gjelbërt të "Bernabeo-s".

Siç është paralajmëruar nuk do të ketë pritje nderi nga ana e katalanasve, por një ceremoni nuk do të mungojë për nder të kampionëve të botës.

Triumfi në  "SuperKupën e Spanjës" në gusht kundër Barcelonës, është një ogur i mirë për Zinedine Zidane që mund të gjejë forcën për të ringritur Realin në një ndeshje që pritet të jetë magjike.

Në krahun tjetër ekipi i Ernesto Valverde shkon  me optimizëm të moderuar, por dy humbjet e dhimbshme kundër Realit në gusht, trajektorja e Barcelonës mund të përshkruhet më së miri si spektakolare. Ata kanë fituar në 24 ndeshje duke udhëhequr në çdo kompeticion që blaugranasit kanë marrë pjesë.

Pa bërë asnjë zhurmë, Valverde ka punuar në të dy aspektet sportive dhe mendore dhe ka rimarrë presionin që ka munguar në vitet e fundit.

Falë një mbrojtjeje të shkëlqyeshme dhe një Marc ter Stegen të jashtëzakonshëm, Leo Messi ka si detyrë të bëj atë që di të bëj më mirë, të shënojë.



EMISIONET