Bota duhet të përgatitet për pasojat e Covid në shëndetin mendor, Fishta: Të moshuarit dhe adoleshentët, më të rrezikuarit

Bota duhet të përgatitet për pasojat e Covid në

Karantina ka krijuar një gjendje psikologjike të rënduar të njerëzve në rang global. Sebi Fishta, psikolog në SHBA, në një intervistë për Ora News thotë se pasojat e izolimit nga pandemia do të ndihen fort në psikologjinë e popullatës dhe bota duhet të bëhet gati për rritje të problemeve të shëndetit mendor.

Moshat më të rrezikuara sipas tij janë të moshuarit dhe adoleshentët.

Ai ju referua studimeve në Amerikë gjatë kësaj periudhe pandemie, kur vuri në dukje se për mbi 7 mijë viktima në muajin mars nuk dihet ende shkaku, duke aluduar se ka rritje të vetëvrasjeve.

Ajo që e përforcon dhe më tepër këtë tezë është fakti se në të njëjtin muaj janë shitur 2.5 milion armë zjarri, një ngritje 83% me marsin e kaluar.

Nga ana tjetër pandemia ka rritur edhe përdorimin e substancave narkotike.

Fishta: Nëse këtë e kemi deklaruar si luftë, lufta ka dy aspekte të rëndësishme: Fitimi i betejës dhe shërimi i të plagosurve. Shenjat e psikologjisë do të jenë shenja plage që do të vinë si rrjedhojë e Covid-19. Popullata më në risk janë të moshuarit, familjen me adoleshëntë dhe punonjësit e shëndetësisë. Shëndeti mendor është jeta vetë. Arsyeja se pse të moshuarit dhe adoleshentët do të kenë më probleme është se kanë hyrë në këtë situatë me probleme më të mëdha. Dihet që fatkeqësitë natyrore kushtojnë probleme psikologjike. Kjo ishte një gjendje globale dhe katastrofike. Ekziston mundësia e rritjes së vetëvrasjeve, ose janë rritur tanimë.

Në muajin mars në Amerikë ishin 15400 vdekje më shumë se duhet të ishin normal atë muaj apo se kanë qenë vitet e tjera. Nga këto e dimë se 8900 ishin nga Covidi-19, nuk e dimë se pse kanë ndodhur mbi 7 mijë vdekje të tjera. Janë vetëvrasje, njerëzit nuk kanë kërkuar ndihmë shëndetësore për arsye Covidi apo rrethana tjera? Një fakt interesant tjetër për Amerikën është se në muajin mars u shitën 2.5 milion armë zjarri, një ngritje 83% me marsin e kaluar. Pasoja tjetër që do të jetë gjigande është papunësia. Një person që është i papunë, problemet psikokogjike i pesëfishohen në krahasim me atë që është në punë. Në Amerikë janë 30 milion të papunë në 6 javët e fundit.

Izolimi shkakton probleme psikologjike të rangjeve klinike.Një ndër epidemitë që mund të vazhdojë do të jetë vetëvrasja, një tjetër do të jetë epidemia mbi dhunën e fëmijës. 35% e njerëzve në Amerikë kanë raportuar se është shtuar dhuna në familje, dhuna në fëmijë e raportuar është ulur. Por 87% e fëmijëve që raportojnë dhunë janë jashtë familjes. Në Amerikë dhe Britani janë krijuar task-forca për tu bërë ballë këtyre problemeve.Përdorimi i lëndëve narkotike dhe problemet mendore janë rritur.

Sa i takon hapjes së vendeve nga masat kufizuese për shkak të pandemisë, ai thotë se fronti i parë nuk ka mbaruar akoma ndaj dhe hapja duhet të jetë graduale.

EMISIONET