Borxhet e Flamurtarit, Leli premton: I japim zgjidhje shumë shpejt

Borxhet e Flamurtarit, Leli premton: I japim zgjidhje shumë shpejt

Këshilltarët e Bashkisë Vlorë kanë ngritur alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet klubi i Flamurtarit. Borxhet janë një problem shqetësues dhe administratori Sinan Idrizi i ka dërguar prej kohësh një letër bashkisë, ku e njofton për situatën, por nuk ka marrë akoma një përgjigje nga administrata. Në mbledhjen e së enjtes këshilltari Kreshnik Zija kërkoi që t'i jepet zgjidhje kësaj çështjeje, me qëllim që të mos rrezikohet rënia nga kategoria e skuadrës kuqezi.

Kreshnik Zija: "Me datë 27/11/2018 përfaqësuesi i TRK Group, Sinan Idrizi ka depozituar pranë Bashkisë Vlorë një kërkesë për njohjen e të gjitha borxheve nga gjyqet e humbura kundër Klubit Futbolli Flamurtari. Dua të di pse nuk është marrë në konsideratë kjo kërkesë që i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë edhe Këshillit Bashkiak. Pse nuk jemi vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe dhe pse nuk është marrë në konsideratë ky projekt-vendim për një ndryshim për tu njohur të gjitha këto borxhe?"

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli deklaroi se do të zbatojë ligjshmërinë, duke i dhënë zgjidhjen e duhur.

Dritan Leli: "Kemi kërkuar nga FSHF, pra kemi dërguar shkresat e dedikuara për sa i përket argumentit që ju përmendët, por nuk kanë mbërritur përgjigjet në Bashkinë e Vlorës. Këtu shpreh vlerësimin tim maksimal për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më opertune, sigurisht konformë ligjit. Jam duke kontrolluar bashkë me stafin e Bashkisë së Vlorës çdo protendim, duke e vlerësuar secilin prej tyre në detaje. "

Idrizi i është bashkuar me një letër Bashkisë së Vlorës prej disa kohësh për borxhet e prapambetura që ai i ka paguar, të cilat i përkasin periudhës që ai nuk ka qënë administrator i klubit Flamurtari.  

EMISIONET