"BOOM" - Thonë se Erion Veliaj u vodhi lekët për rrugën, banorët në "Allias" dalin në protestë

Rreth 60 familje në rrugën "Zef Bumçi", në zonën e njohur si "Allias" në Tiranë, janë drejtuar emisionit "BOOM", për shkak se kërkojnë që Bashkia Tiranë t'u asfaltojë rrugën e lagjes.

Edhe pse i kanë dërguar kërkesa, institucioni vendor nuk ka bërë asgjë. Bëhet fjalë përreth 450 m rrugë.

Ajo kërkon një investim të tillë, që të asfaltohet dhe të pajiset me kanalizimet përkatëse, shto edhe elementë të tjerë.

Banorët e lagjes shprehen se rruga është jashtë të gjithave standarteve dhe se herë pas here kanë bërë rregullime me kontribut vullnetar.

Banori: Rruga është jashtë parametrave. Të gjitha kanalet e ujërave të zeza i kemi bërë me kontribut vullnetar. U jemi drejtuar herë pas here (institucioneve) për këtë gjendje dhe asnjë përgjigje. Kanë arritur që në zgjedhjet e vitit 2017,na kanë marrë kartat e identitetit se do shtrojmë rrugën.

Banori: Prej 20 vitesh kam paguar të gjitha taksat. Erioni me shokë i kanë marrë lekët vetë dhe ne kemi mbetur pa rrugë. Në ditë me reshje duhet të mbash çizme.

"Duam rrugë! Duam rrugë!"

Në shkurt 2020 banorët iu drejtuan me një kërkesë-ankesë me shkrim Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit, ku kërkojnë ndërtimin, asfaltimin dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Shkresa ka firmën e dhjetra familjeve.

Më 3 mars 2020 Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndricimit Publik, Drejtoria Prodhim Mirëmbajtje, për dijeni banorëve të rrugës në fjalë, i kthen një përgjigje Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike.

"Pas verifikimit në terren, rezulton se ky segment rrugor kërkon investim kapital për rikonstruksionin total të saj si : në shtresa asfaltike, sistemin e rrjetit të zgarave shimbledhëse, rehabilitimin e trotuarëve , sinjalistikë , ndricim publik , etj, investim i cili nuk mund të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndicimit Publik, drejtori e cila merret vetëm me mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e pjesshëm të rrugëve. Në këto kushte nuk mund të ndërhyhet nga ana jonë".



EMISIONET