BOOM: Ndërtuesi prish kontratën me blerësin për dy apartamente (Pjesa e dyte)

BOOM: Ndërtuesi prish kontratën me blerësin për dy

Emisioni BOOM vijon të sjellë dëshmi të tjera lidhur me denoncimin e një qytetari, i cili thotë se ndërtuesi prishi kontratën me të për dy apartamente dhe dy garazhe me një çmim prej 40 mijë eurosh dhe e paditi në gjyq.

Në emisionin e datës 27 qershor BOOM solli dëshminë e Jakup Tatanit i cili mund të jetë dëshmitar në gjykatën e Apelit ku aktualisht po gjykohet çështja. Dëshminë e tij arriti ta siguroj emisioni BOOM.

Në videon e siguruar nga BOOM Tatani pranon se ndërtuesi ka kërkuar që t`i lërë garazhet që i kishte dhënë me kontratë blerësi, me qëllim se ja ka shitur lirë 40 000 euro dy apartamente dhe dy garazhe në Golem. (shikoni videon) 

Nga investigimi mësohet se vlera prej 32 500 euro i ishte dhënë ndërtuesit në dorë, teksa ky i fundit ka lëshuar për këto pagesa mandatë arkëtime dhe deklaratë me shkrim në emër të firmës ndërtuese, në kundërshtim më ligjin për procedurat tatimore i cili në nenin 59 thotë se Tatimpaguesit nuk mund të kryejnë ndërmjet tyre transaksione shitje ose blerje me para në dorë kur vlera e transaksionit është më e madhe se 150 000 lekë. 

Në lidhje me këto shkelje, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një përgjigje për BOOM thotë se nëse të ardhurat nuk janë deklaruar nga ana e tatimpaguesit, ky rast do t`i referohet Prokurorisë.

Pjesa e pare: BOOM: Ndërtuesi prish kontratën me blerësin për dy apartamente, mashtron edhe gjykatën

EMISIONET