BOOM: Mjeku arrogant që ‘nxin’ bluzën e bardhë, nuk pranon të vizitojë pacientin

Emisioni BOOM ka udhëtuar drejt Pogradecit, për shqetësimin e Gentian Çoçkës, i cili denoncon mjekun Hasan Laho për mosveprim.

Sipas denoncuesit, mjeku  jo vetem qe refuzon t’i kryeje vizitën por tregohet edhe arrogant ndaj tij.

Gentiani Çoçka tregon se  është dhunuar barbarisht nga kryeplaku i fshatit Çëravë. Pasi është dhunuar  ai ka shkuar në komisariatin e Pogradecit ku ka bërë denoncim për dhunën e ushtruar dhe oficeri i policisë gjyqësore pasi ka evidentuar me sy të lirë shenja dhune,  i ka kërkuar Gentianit të shkojë për të bërë një vizite te mjeku ligjor në Hasan Laho.

Gentian Çoçka: Kryeplaku i fshatit, Gentian Ibi erdhi në lokal, më vuri prangat, më tërhoqi zvarrë nëpër fshat. Më pas më kërcënoi dhe më tha që do të vras nëse e bën të madhe. Unë bëra denoncimin, oficeri i policisë më tha që të shkoj tek mjeku ligjor. Unë nuk di gjë pse e bëri. Unë nuk kam asnjë konflikt. Mjeku ka 4 ditë që nuk më viziton. Nëse do kalojnë ditët, shenjat humbasin dhe nuk do konstatohet dhunë. Mjeku e bën me dashje këtë, sepse e ka bërë edhe me persona të tjerë.

Ndërkohë, mjeku thotë se pacianti nuk ka ardhur për tu vizituar.

Gazetarja- Ka pasur një konflikt,ka bërë një kallzim. Në polici i  kanë  thënë që ju duhet të shkoni te mjeko- ligjori dhe mjeku ligjor duhet t’i japi përgjigjie këtyre 3 pyetjeve. Është  lëshuar në datën 29, ka ardhur në datën 30 nuk e ka gjetur  doktorin.Në datën 31 ju i  keni  thënë  shko te shtëpia e doktorit  i ka shkuar e ka përzënë.Për 4-5 ditë mbyllen plagët dhe doktori ende nuk i ka bërë vizitën.

Infermierja- Të fjaloseni vetë gjithsesi më kupton?

Gazetarja- Ok! E lajmërove doktorin?

Infermierja- Do ta lajmëroj.

Gazetarja- Përshendetje, doktor Hasani?

Mjeku- Po.

Gazetarja-Alketa, gazetare Tv Ora News. Kemi ardhur këtu për të ndjekur shqetësimin e këtij shtetasi. Oficeri i Policisë Gjyqësore i ka thënë për të bërë një konstatim nga ana juaj. Ka ardhur në datën 30 nuk ju ka gjetur, në datën 31 persëri s’ju ka gjetur.

Mjeku- Po ti e di orarin e punës si e kam unë?

Gazetarja- Si e keni?

Mjeku- Unë e kam 12 e 30 se pastaj merrem me mjekësinë ligjore dhe mund të jem në një rast tjetër, iki në një vend dhe nuk…vazhdo

Gazetarja- Si  bëhet që për 5 ditë nuk e keni ekzaminuar shtetasin?

Mjeku- S’ke dashur se unë këtu kam qënë pesë ditë.

Gazetarja- S’ke dashur ti?

Mjeku- S’ka dashur pra ky. Ke ardhur te unë ti? Ke ardhur te unë? Kam një javë të tërë që jam në punë.

Gazetarja- Atëherë një sekond.

Mjeku- Lëre tani..

Gazetarja-Zotëri të lutem. Ka pesë ditë…

Mjeku- I thashë këtij 15 ditë po nuk erdhi këtu ky zotëria.

Gazetarja- Vjen këtu, po një sekond tani pse e mbyll derën ashtu.

Qytetari- Ai s’do ta lëshojë.

Gazetarja- Mund t’ia bëj doktori  vizitën tani?

Infermierja- Zonjë të lutem doktori e sqaroi të sëmurin.

Gazetarja- A mund t’i  bëni vizitën tani që ka ardhur?

Mjeku- Zonjë të lutem ik tani.

Gazetarja- Mund t’i bëni vizitën? 

Mjeku- Ik tani se nuk marr urdhër nga ty.

Pas arrogancës së mjekut Laho, oficeri i policisë ka rekomanduar qytetarin tek një mjek në Korçë.

Gazetarja- Ju i keni thënë djalit që të bënte një vizitë te mjeku. Problemi është se ka shkuar  në datën 30 nuk ia ka bërë, as në 31, sot është data 3.

Oficeri Policisë Gjyqësore- S’e kuptoj pse nuk ta bëri? Sot brenda orarit je ti ça problem ka?

Gazetarja- Si e kanë orarin ato?

Oficeri Policisë Gjyqësore- Fillon në 8 deri në 1. A ia dorëzove këtë ti?

Qytetari- E pa ai këtë. Pas 15 ditëve  këto fshihen.

Oficeri Policisë Gjyqësore- Dëgjo një sekond, dëgjo. Në qoftë se nuk ta dha mbase do vemë ta marrim ne, po a të vizitoi?

Qytetari- Nuk më vizitoi fare bre, e mbylli derën ai.

Gazetarja- Mjeku thjesht nuk do ta vizitoj.

Oficeri Policisë Gjyqësore- Pse çfarë, ka konflikt interesi? Po ashtu ta jap për në Korçë? Çfarë të tha?

Qytetari- Po e mbylli bre derën, nuk dua tha.Ça t’i bëj unë?

Oficeri Policisë Gjyqësore- Denoncimin të thashë unë e ke bërë ti, problem është pse s’po të viziton mjeku? Do për në Korçë të ta ndërroj për në Korçë?

Qytetari- Po.

Gazetarja- Do i ikin edhe shenjat e  trupit.

Oficeri Policisë Gjyqësore- Të vejë sot, se unë çfarë të bëj?

Pas arrogancës së mjekut në Pogradec, qytetari duhet të shkojë në Korçë.

Emisioni BOOM i bën thirrje Ministres se Shëndetësisë që të marrë masa për këtë sjellje jo etike të mjekut ndaj shtetasit të dhunuar dhe për mos përmbushje të detyrave të tij.


EMISIONET