“BOOM” - Fëmija bie nga kati i tretë i qendrës tregtare, apeli i nënës: Më ndihmoni ta kuroj

“BOOM” - Fëmija bie nga kati i tretë i qendrës

Emisioni “BOOM” në rubrikën “Shqipëria pa filtra” trajtoi këtë të premte historinë e familjes Madhi nga Elbasani ku djali 4 vjeçar ra nga kati i tretë i një qendre tregtare.

Ishte 11 qershor i vitit 2013 kur Resmie Madhi nga Elbasani sëbashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre 4 vjeçar shkuan në një qendër tregetare në Elbasan.

Pasi lanë djalin te këndi i lojrave të qendrës ku ishte dhe një kujdestare për fëmijët, zbresin  një kat më poshtë për të blerë disa ushqime. Aty djali 4 vjeçar bie nga kati i 3 i qendrës tregetare.                      

Por pas ndërhyrjeve kirurgjikale djali jeton por jo më si dikur. Ai ka probleme të rënda të shëndetit mendor dhe tani ushtron dhunë mbi të gjithë pjestarët e familjes.

Shpesh ai tenton t’i japë fund jetës.

Madhi: Tani djali është rreth 12 vjeç dhe refuzon të marrë mjekimet. Kjo është një arsye se pse ai është agresiv. Shtëpinë e ka prishur madje ka tentuar t’i vërë flakën. Ka thyer xhama. Një tmerr i vërtetë.

Deri tani mjekët thonë se nuk mund ta ndihmojnë për sa kohë fëmija nuk merr mjekimet. Sot Resmie Madhi ndodhet në një situatë të vështirë.

Pas aksidentit të djalit  edhe bashkëshorti ra në depresion dhe ajo duhet ta përballojë e vetme këtë situatë.

Emisioni “BOOM” i bën thirrje çdo shqiptari që ka mundësi për ta ndihmuar këtë nënë, për këtë hall të madh që i ka rënë. Redaksia “BOOM” ka vendosur në dispozicion dhe numrin e kontaktit të familjes për të gjithë që duan të ndihmojnë 0698962874.

EMISIONET