Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora zbuloi se maskat që përdoren aktualisht për mbrojtjen e personelit mjekësor në spitalin infektiv, COVID 1 kanë skaduar që në vitin 2014.

Partia Demokratike në një dalje publike për median denoncoi se ato janë nga e njējta kompani që fitoi tenderin e maskave me çmim dy herë më të lartë se tregu

“Emisioni investigativ “Boom”, ka zbuluar edhe një anë tjetër skandaloze të këtyre kontratave sekrete. Maskat me të cilat qeveria ka pajisur mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv, në frontin e parë të luftës, janë të skaduara që në vitin 2014. Kushdo mund të pyesë ku i gjeti Ministria e Shëmdetësisë kē maska të skaduara. Përgjigja është tronditëse. Ato janë siguruar nga e njējta kompani që fitoi tenderin e maskave me çmim dy herë më të lartë se tregu. A jane maskat e skaduara ato që qeveria i bleu me tender sekret 8 mijë lekë copa? Ne akoma nuk e dimë këtë.

Partia Demokratike e konsideron këtë një krim, që vë në rrezik jetën e personelit mjekësor dhe i kërkoi prokurorisë dhe SPAK të hetojë dhe të mos bëjë pushim.

“Ne e dinë se deri tani janë prekur nga virusi rreth 40 mjekë dhe infermierë, shumë prej të cilëve tek Spitali Infektiv. A ka mundësi që infektimi të jetë shkaktuar nga keto maska që emisioni Boom zbuloi se ishin të skaduara? Me shumë mundësi po.”

Dokumentat e publikuara nga “Boom” nuk lënë vend për asnjë dyshim. Kompania franceze ka deklaruar qartë se maskat që po përdoren në infektiv, kanë kodin e kësaj firme dhe janë të skaduara prej 6 vjetësh.   Është në zgjedhjen e Edi Ramës të flasë apo të heshtë, por është në detyrën e prokurorisë të veprojë sa më shpejt! Prokuroria dhe SPAK nuk mund të bëjnë pushim, kur marrin informacione se qeveria po vjedh apo se u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara. Prokuroria e ka për detyrë të zbulojë pa vonesë edhe nëse këto maska të skaduara janë të njëjtat qe qeveria ka blerë me çmim 4 herë më të lartë se tregu. Në këto kohë krize, Prokuroria duhet të jetë edhe më vigjilente, sepse lekët e vjedhura të shqiptarëve sot kushtojnë jetë!"

"BOOM" denoncon skandalin: Personeli i spitalit infektiv me maska të skaduara


/Ora News.tv/