Emisioni “Boom’ ka trajtuar problematikën familjes Naka nga Marinza e cila është detyruar të mbyllë biznesin për shkak se kompania Bankers shumë pranë lokalit të tyre ka hapur disa puse nafte.

“Lokali është ndërtuar në vitin 2010. Puset e naftës nuk kanë qenë të hapura, ndërsa lokalin e kam në tokën time. Këtu u hapën puse dhe ne nuk kishim më punë. Mua shteti më ka dhënë të drejtë që Bankers më ka dëmtuar lokalin. Unë kërkojë dëmshpërblim.”

Situata u përkeqësua në vitin 2017 për shkak të shpërthimeve që ndodhen në Marinzë, ku edhe komisioni i ngritur për evidentimin e dëmeve ne zone ka specifikuar demet e shkaktuara nga Bankers.

Boom ka kërkuar informacion edhe nga Bankers.

Gazetarja: Në emisionin tonë është drejtuar z. Ilir Naka. Ai ka në Marinzë më ekzakt në hyrje të Marinzës ka bërë një lokal. Tre vite pasi ai ngre lokalin dhe kishte punë, përpara lokalin hapen 10-12 puse nafte. Pas shpërthimeve që ndodhën, me VKM të 2007-tës ka shkuar komisioni dhe ka thënë që për shkak të Bankersi ka bërë punime pasi është ndërtuar lokali, Bankers e ka bërë të pashfrytëzueshëm lokalin. Thonë duam dëmshpërblim për këtë objekt ku ka investuar. Pyetja është pse nuk i është dhënë dëmshpërblimi. Nëse është planifikuar, kur pritet të jepet?

Punonjësi i Bankers: Gazetari çfarë të bëjë tani?

Gazetarja: Ne kërkojmë të drejtën e zotërisë.

Punonjësi i Bankers: Si e kërkon me gazetar të drejtën zotëria? Me ç’ligj e bazon?

Gazetarja: Po ti në çfarë të drejte e bazon që ta bësh pronën e tjetrit të pa shfrytëzueshme.

Punonjësi i Bankers: Pyet Ilirin se ka mbi 10 vjet këtu dhe ai e di mirë rastin. 

Edhe pse na u premtua që do të kishim një përgjigje, Bankers ka preferuar të qëndrojë ne heshtje.

Ne lidhje me këtë rast avokati Genc Ismaili shprehet se kompania ka detyrim ligjor për të kompensuar demin që i ka shkaktuar qytetarit.

Genc Ismaili: Sipas Kodit Civil, gjithkush që shkakton një dëm duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dëm. Parashikohet që nëse shkaktohet dëm në pasurinë e dikujt me faj, detyrohet që t’i dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar. Kjo shoqëri e shpimit të naftës nuk ka marrë përsipër ta dëmshpërblejë. Si subjekt që parashikohet në ligj, subjekti që mbart detyrimin është Bankers. Nëse nuk gjendet gjuha mes subjektit përfitues dhe pronarit Naka, shteti duhet ët ndërhyjë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. 

Pavarësisht se qytetari e ka objektin me certifikate pronësie kjo nuk e ka vënë aspak në lëvizje kompaninë Bankers për ta dëmshpërblyer për demin e shkaktuar.

/Ora News.tv/