BOOM: Ambulanca pa drita pa ujë, injeksionet bëhen me dritën e celularit

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka bërë një vëzhgim në ambulancën e fshatit Shkozet të Rrogozhinës, e cila 3 vite më parë është rikonstruktuar.


Në fakt rikonstruksioni ka përfunduar, por dritat dhe uji nuk janë instaluar dhe ende sot pas 3 vitesh në ambulancë këto dy shërbime nuk gjenden.

Infermierja e zonës thotë për emisionin BOOM se në orët e mbrëmjes, kur vijnë të sëmurë në mungesë të ndriçimit një i afërm i të sëmurit ndez dritën e celularit, që ajo të bëjë injeksionin.


EMISIONET