Boltoni diskrediton Trumpin: Kërkoi ndihmën e Xi Jinpingut për t’u rizgjedhur

Boltoni diskrediton Trumpin: Kërkoi ndihmën e Xi Jinpingut për

Hollësi të reja diskredituese ndaj presidentit amerikan Donald Trump bëhen publike në librin me kujtime të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së John Bolton. Ky i fundit pretendon se Trumpi kërkoi ndihmë nga homologu kinez për t’u rizgjedhur. Shtëpia e Bardhë po përpiqet të ndalojë publikimin e librit.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi ndihmën e presidentit kinez Xi Jinping për t’u rizgjedhur. Ky është pretendimi i ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së John Bolton, bërë në librin e tij me kujtime, “Dhoma ku ndodhi”, botimi i të cilit kundërshtohet nga Shtëpia e Bardhë.

Zoti Bolton thotë gjithashtu se Trumpi kërkoi nga Kina blerjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët amerikanë dhe gjithashtu premtoi të mos protestonte në lidhje me sjelljen e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë në Xinjiang.

Ai gjithashtu pretendon se Trumpi "mbetet thellësisht i painformuar për mënyrën e drejtimit të Shtëpisë së Bardhë". Sipas librit, i cili është botuar pjesërisht nëpër disa prej gazetave më të mëdha amerikane, “presidenti kujtonte se Finlanda ishte pjesë e Rusisë dhe nuk kishte njohuri se Britania e Madhe ishte një fuqi bërthamore”.

Administrata Trump po përpiqet të bllokojë publikimin e librit me arsyetimin se përmban sekrete shtetërore, përshirë edhe bisedat private të presidentit me ish-këshilltarit të tij.

Duke folur për televizionin Fox News, presidenti Trump u shpreh i zhgënjyer me ish-ndihmësin e tij.

"Ai shkeli ligjin. Ky është informacion i klasifikuar dhe ai nuk ka miratim për ta publikuar. Ai ishte i një njeri i mbaruar dhe unë i dhashë një shans," tha presidenti.

Pas publikimit të hollësive, Ministria e Jashtme e Kinës tha se Pekini nuk synon të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane.

"Kina ndjek vazhdimisht parimin e mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Ne nuk kemi qëllim të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të ShBA-së dhe në zgjedhjet amerikane," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.

EMISIONET