Boll i bëtë opozitë opozitës!

Boll i bëtë opozitë opozitës!

Opozita si term vjen nga latinishtja dhe do te thote "te jesh kunder" dikujt apo dickaje.

Establishmeti Luli Rama sapo hodhi hapin vendimtar drejt altarit te 2021, duke u bere bashke per te ruajtur status-quone deri sa vdekja (burgu apo populli) t'i ndaje.

Tashme eshte e qarte, edhe zyrtarisht, qe Luli nuk ka me asgje kunder Rames, apo asaj qe ai perfaqeson.

Luli nuk mendon me qe Rama vjedh zgjedhjet.

Luli nuk mendon me qe mandati i Rames eshte i vjedhur, dhe duhet rrezuar nje ore e me pare.

Luli nuk mendon me qe Parlamenti eshte ilegjitim dhe duhet te shperndahet.

Luli nuk mendon me qe zgjedhjet moniste te 2019 duhen anulluar dhe perseritur.

Sot, pjesa me e madhe e shoqerise kerkon ndryshim thelbesor dhe themelor.

Shoqeria kerkon fundin e monopoleve, qe kane sjelle pabarazi ekonomike, politike dhe sociale.

Shoqeria kerkon gare dhe mundesi te barabarta per te gjithe.

Por Luli Rama nuk mendon keshtu. Luli Rama mendon qe gjerat jane mire keshtu sic jane. Se, helbete nga ylberi i kodrave te Tiranes jeta duket fushe me lule.

Prandaj, duke mos qene kunder Rames, por partner i tij, Luli sot ka humbur mundesine per te perfaqesuar pjesen opozitare te shoqerise.

Luli do te vazhdoje te marre qindra milione leke ne vit nga buxheti i shtetit ne emer te opozites.

Luli do vazhdoje ta mbaje biznesin monopol te flamurit opozitar, te cilin e tregeton sa here qe partnerit i duhet manteli evropian i liderit konsensual.

Por Luli nuk mundet dot me te perfaqesoje opoziten. Sot, jo me.

Sot, opozita e vetme ne vend jane njerezit e lire. Ata qe kane ende guximin per te pare dhe dinjitetin per te folur.

Ata qe nuk i kane vene nje cmim as shpirtit dhe as fundshpines.

Sot, opozite eshte kushdo qe kundershton kete establishment, i cili kembet i ka ne pushtet dhe duart ne xhepat e shqiptareve.

Pavaresisht se si quhet, nga vjen, ku jeton, apo si jeton, sot ai shqiptar qe ka guximin te jete kunder establishmentit Luli Rama, eshte e vetmja opozite e ketij vendi.

Prandaj, te dashur militante dhe aspirante, aspirante dhe militante, mos u hiqni sikur nuk e shikoni qe shfaqja ka mbaruar.

Aktoret kane zhveshur rolet dhe kane dale perpara publikut sebashku me regjizorin dhe producentin.

Prandaj jeni te lire te beni zgjedhjen tuaj.

Une ju kuptoj nese pas 7 vitesh jeni lodhur, dorezuar dhe gjunjezuar perballe ketij aktori meskin qe aspiron te behet magazinier.

Por nese ju sot keni humbur forcen per te luftuar, te pakten kini dinjitetin te mos sulmoni ata qe ende vazhdojne te rezistojne.

Ju e dini cdo te thote te jesh ne opozite ne nje vend si ky. Do ishte mire ta dinit...

Prandaj sot, kini miresine te beni cfare te doni, por boll i bete opozite opozites reale te ketij vendi.

EMISIONET