Palët e përfshira në Këshillin Politik kanë rënë dakord për mbylljen e reformës zgjedhore brenda datës 31 maj.

Për ish-deputetin Gerti Bogdani, koha është e mjaftueshme për ta mbyllur për sa kohë ka vullnet politik mes palëve.

Bogdani: Debati i ditës për reformën zgjedhore është sistemi zgjedhor. Një sistem që po diskutohet ajo e listave të hapura. Fakti që thuhet se nuk ka kohë për ndryshimin e sistemit është gënjeshtër. Në 30 vitet e fundit në Shqipëri çdo gjë është bërë në momentin e fundit. Nuk është çështje kohe por çështje vullneti. Listat e hapura janë zgjedhja më e mirë në këtë moment. Rrisin demokracinë në vend, populli mund ta zgjedhë vetë deputetin dhe t'i kërkojë llogari atij. Duhet kohë për detajet. Për të rënë dakord për parimet, koha është e bollshme. Po flitet për minimalisht një korrektim të sistemit. 

Kemi një sistem proporcional me lista të mbyllura dhe të kthehet në një sistem proporcional me lista të hapura. Ajo që është në tryezën e diskutimit sot është një sistem i ri, i modifikuar që i jep më shumë përgjegjshmëri deputetëve të zgjedhur. Besoj se do të kemi një reformë konsensuale, duke marrë parasysh dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Duhet të jetë një reformë e mirë. 

Ligjet në Shqipëri janë të mira por shpeshherë nuk zbatohen. Kjo tryezë nuk do ta ketë këtë lloj zgjidhje, pra do të bëhen ligje që do të zbatohen. Ti mund të bësh një sistem perfekt por në fund dalin persona që blejnë sërish blerje, del mazhoranca që bën zgjedhje monopartiake dhe shkatërron zgjedhje. Kohë ka boll. Kur duam që t'i bëjmë gjërat ka gjithmonë kohë. 

Ish deputeti ka komentuar edhe për çështjen e teatrit. Ai beson tek drejtësia që do të vendos SPAK pas akuzave të depozituara edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Bogdani: Një paligjshmëri totale. Paligjshmëri është dhuna e policisë ndaj protestuesve. Kjo paligjshmëri është prova më e madhe që do të ketë SPAK-u e cila ka filluar një hetim pas dosjeve të dorëzuara nga Aleanca. Fjala i takon SPAK-ut për të treguar a është kjo padrejtësi e reformuar apo jo. Këta njerëz të shkojnë përpara ligjit dhe të përgjigjen. 

Nga sondazhet e bëra del se 70 përqind e qytetarëve kanë qenë kundër prishjes së teatrit ndërsa 30 përqind janë ata që i bëjnë fresk qeverisë. Sipas marrëveshjes që është bërë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit por edhe nga opozita e bashkuar thuhet se teatri do të prishet dhe do të ndërtohet nga fillimi. Edhe kullat do të prishen. Do të ketë rikthim në një identitet.

/Ora News.tv/