Bodybuilder zbulon se ka edhe 12 muaj jetë, nishani në kyçin e këmbës rezulton kancer

Bodybuilder zbulon se ka edhe 12 muaj jetë, nishani në kyçin e

Një bodybuilder zbuloi se një nishan në kyçin e këmbës ishte në fakt shenjë e kancerit.

Nikki Jenkins, nga Aintree, u diagnostikua me kancer të fazës së fundit të mushkërive dhe i janë dhënë 12 muaj jetë.

Ajo tha se nuk kishte asnjë shenjë tjetër të kancerit përveç “nishanit” në kyçin e këmbës.

Kur shkoi të vizitohej mjekët i thanë se në të vërtetë nishani ishte një lloj i rrallë tumori që quhet rhabdomyosarcoma pleomorfike.

Jenkins iu nënshtrua operacionit për heqjen e nishanit, por vetëm disa muaj më parë kanceri iu kthye edhe iu përhap në mushkëri. Mjekët i thanë se është i pashërueshëm dhe mund të ketë maksimumi 12 muaj jetë.

Tani vajza poi  nënshtrohet kimioterapisë për të zgjatur jetën e saj.

EMISIONET