"BMW X5" aksidentohet në Vlorë, drejtuesi në spital

"BMW X5" aksidentohet në Vlorë, drejtuesi në spital

Një aksidenti rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, fatmirësisht pa viktima. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 e 35 minuta në dalje të autostradës Fier-Vlorë, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit.

Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.

"Automjeti tip BMV x5 me targe AA234DV ka dalé nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Vlorës. Shtetasi i aksidentuar, rreth 50 vjeç është dërguar ne urgjencën e spitalit rajonal Vlorë, teksa mësohet se ka marr disa fraktura ne trup", sqaron policia.

Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në zonë, mungesa e sinjalistikës për orientimin drejt rrethrrotullimit si dhe mendohet se automjeti ka qene mbi shpejtësinë e lejuar.

EMISIONET