BMW-ja del nga rruga e përplaset me urën, pas plagosjes, tepelenasi arrestohet në Korçë

BMW-ja del nga rruga e përplaset me urën, pas plagosjes, tepelenasi

Një 34 vjeçar nga Tepelena ka mbetur i plagosur pasi mjeti tip BMW drejtuar prej tij ka dalë nga rruga në fshatin Dvoran të Korçës.

Policia sqaron se mjeti pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një urë, ndërsa 34 vjeçari është i arrestuar në spital.

"Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Dvoran, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, me targë AA403BG ka dalë nga rruga, është përplasur me një urë në anë të rrugës dhe për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

EMISIONET