Bllokimi i emigrantëve, Basha: Krim i rëndë, qeveria t'i lejojë të hyjnë në atdhe

Në lidhje me situatën e krijuar në kufi, ku disa emigrantë kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një status në Facebook, Basha e konsideron të pafalshme dhe çnjerëzore që këta qytetarë janë lënë në mëshirë të fatit.

Një braktisje e tillë, thotë Basha, përbëen një krim të rëndë. Kreu i PD i bën thirrje qeverisë që të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre.

Lulzim Basha: Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.

EMISIONET