Blerja e janarit pëson dëmtim, Gega nis eksperimentimet te Partizani

Blerja e janarit pëson dëmtim, Gega nis eksperimentimet te Partizani

Blerja më e freskët e Partizanit, Lum Rexhepi ka pësuar një tërheqje muskulare në ndeshjen e fundit përballë Kastriotit.

Mbrojtësi shtatlartë, pasi është ekzaminuar nga stafi mjekësor do të qëndrojë pushim, duke nisur nga ndeshja e kësaj fundjave në transfertën ndaj Laçit. Partizani mori 3 pikë ndaj Kastriotit, të cilat ishin shumë të vlefshme për ecurinë në Kategorinë Superiore, por nga ana tjetër humbi një element të vlefshëm për takimin e radhës. Mjekët i kërkuan teknikut Skënder Gega zëvendësimin e Rexhepit që në minutën e 28-të.

Dëmtimi i pësuar është një tërheqje muskulare e shkallës së parë, dhe për tu rikuperuar do i duhen 10 deri në 12 ndeshje. Për momentin Rexhepi mbetet jashtë planeve të Gegës për ndeshjen me kurbinasit. Pas ndeshjes me Kastriotin, trajneri Gega konfirmoi dëmtimin e Rexhepit teksa shtoi se grada e tij nuk është e madhe.

Në mungesë të Rexhepit, gjasat janë që qendra e mbrojtjes t'i besohet Atandas, i cili në javët e fundit është aktivizuar para mbrojtjes. Gjithsesi, stafi i Partizanit ka kohë për të vendosur për formacionin që do të zbres në fushë kundër bardhezinjve, mbase për të parë edhe për alternativa të tjera.

EMISIONET