Biznesi i vogël jep alarmin, Nasto: Po u futëm në TVSH rriten çmimet në treg

Biznesi i vogël jep alarmin, Nasto: Po u futëm në TVSH rriten

Albert Nasto, Kryetar i Shoqatës të Biznesit të vogël i ftuar në "Ekopolitikë" , thotë se futja e TVSh-së në biznesin e vogël do të rrisë çmimet në treg.

Nasto: E para nuk është model evropian. Italia dhe disa vende këtu afër e kanë mbi 70 mijë euro fashën e biznesit të madh. E dyta rrit koston e pagesa. I rrit karshi bashkive sepse kur futesh në sistemin e TVSH taksat e bashkisë shtohen dyfish dhe e dyta rrit kostot. Shtohen taksat në bashki. Në qoftë se kam paguar 50 mijë lekë të vjetra pastrim, kur të futem në TVSh do të dyfishohet.

Në qoftë se një biznes që ka 20 mln lekë të vjetra, sot paguan 6 mln në vit, me këtë sistem do të paguaj 8 mln, 10 mln.

E treta rriten çmimet, që të mbijetoj. Do të rriten çmimet se s'bën. Nuk ka mundësi të mbijetosh. Një makine të vogël t'i vendosësh ngarkesën e një makine të madhe është jashtëzakonisht jashtë logjike.



EMISIONET