Bizneset pro ashpërsimit të ligjit për sigurinë ushqimore

Bizneset pro ashpërsimit të ligjit për sigurinë ushqimore

"Kur nga kjo vepër rezulton që të jetë kërcënuar, lere pastaj dëmtuar shëndeti i personit burgimi do të jetë deri në 10 vjet", është shprehur Rama pas denoncimeve në media mbi sigurinë ushqimore.

Nisma e qeverisë për  ashpërsimin në Kodin Penal të ndëshkimeve ligjore ndaj shkelësve të standarteve të sigurisë në prodhimet ushqimore dhe bujqësore është mbështetur tashmë edhe nga Konfindustria.

Në një deklaratë për mediat, Konfidustria thotë se është pro ashpërsimit të ligjit, por kërkon marrjen e masave shoqëruese për zbatimin e tij efektiv nga agjencitë shtetërore.

"Në rast të kundërt rrezikohet jo vetëm qëllimi i nismës ligjore, por krijon kushte për rritjen e shkallës së korrupsionit, goditjen e bujqësisë, industrisë agroushqimore dhe turizmit, biznesit të ndershëm dhe humbjen e mëtejshme e besimit të konsumatorëve me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare."

Sipas konfindustrisë shkaku kryesor për sigurinë ushqimore të rrezikuar në tregun shqiptar është paaftësia, subjektivizmi, korrupsioni i agjencive shtetërore të fushës.

"Sipas të dhënave në mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, shumë prej të cilëve edhe partnerë të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë, janë të pranishme dhe funksionojnë rrjete të organizuara kriminale, që riqarkullojnë dhe eksportojnë produkte bujqësore dhe ushqimore në vlera prej qindra miliarda euro në vende të treta në shkelje të plotë të standardeve të sigurisë."

Konfindustria thotë se  vlerëson, se rritja e fuqisë ndëshkuese të ligjit dhe zbatimi efektiv i tij do të sjellë mbrojtjen e industrive bizneseve, por edhe fermerëve, të cilët goditen rëndë nga humbja e besimit të konsumatorëve.

EMISIONET