Birra e akullore falas nëse udhëtoni me biçikletë

Birra e akullore falas nëse udhëtoni me biçikletë

Planifikuesi urban Marco Amadori gjeti një mënyrë mjaft të zgjuar për drejtuar sa më shumë njerëz drejt 'udhëtimit të gjelbërt'.

Në vitin 2017, ai inicioi një skemë kundër ndotjes të quajtur Bella Mossa.

Dhe që atëherë qytetarët e Bolonjës dhe vizitorët e saj janë shpërblyer për udhëtimin me biçikleta, ecjen dhe përdorimin e transportit publik.

E gjitha çfarë ata duhet të bëjnë është të shkarkojnë një aplikacion dhe të regjistrojnë udhëtimin e tyre. Si shpërblim ata marrin birra falas, akullore apo bileta për kinema.

"Për herë të parë kemi qenë në gjendje të përfshijmë të gjithë njerëzit. Sistemi i grumbullimit të pikëve nuk bazohet në distancën që udhëton, por në një udhëtim të vetëm sepse është e rëndësishme që të aplikohet edhe për udhëtime të shkurtra,"-tha Marco Amadori për BBC.

Qëllimi është që udhëtimi të bëhet sa më tërheqës. Dhe duket sikur po funksionon.

Mbi 100 biznese lokale kanë nënshkruar për të dhënë kupona. 16.000 prej tyre janë dhënë vetëm vitin e kaluar. Ndërsa më shumë se 3.7 milionë km janë regjistruar në aplikacion.

Njerëzit mund të regjistrojnë vetëm 4 udhëtime në ditë.

Kjo është për t'u siguruar që të gjithë përdorin aplikacionin për të marrë shpërblime.

Deri më tani, Bella Mossa është vetëm për 4 muaj të çdo viti.

Megjithatë po bisedohet për zgjatjen e asaj periudhe kohore.


EMISIONET