Binjakët shqiptarë tregojnë si u përzgjodhën nga Chris Brown për të kërcyer në filmin e tij

Binjakët shqiptarë tregojnë si u përzgjodhën nga Chris

B-Twins, vëllezërit binjak janë të njohur në zhanrin e kërcimit “Break Dance”. Ata kanë fituar shumë çmime në Greqi dhe në mbarë Europën. Por akoma më të njohur u bënë nga filmi, ku protagonist ishte aktori me famë botërore Chris Brown, ku vetë ai i përzgjodhi në eventin që u zhvillua në Francë. Të ftuar në “Why Not” TV Ora, ata kanë ndarë eksperiencën e tyre.

Roza Lati: Po me Chris Brown çfarë ju lidh?

B-Twins: Ne meqë kemi dalë 6 herë kampionë në Break Dance në Ballkan dhe kush fiton Ballkans shkon në Internacional dhe aty në 2011 xhirohej filmi “Battle of the year” që kishin ardhur nga Hollywood. Chris Brown ishte në rol kryesor dhe 10 show-t më të bukura do futeshin tek filmi.

Roza Lati: Dhe Chris Borwn ju përgjodhi?

B-Twins: Po, na përzgjodhi, atëhere në fituam vendin e 6 si show në botë. Në përfaqësonim Greqinë, po në ishim shqiptarë.

Roza Lati: A ndikoi kjo gjë në karrierën tuaj?

B-Twins: Ndikoi pak a shumë por me thënë të drejtën ne nuk e shihnim atë, ne kemi bërë dhe shumë gjëra të tjera edhe para asaj. Por na ndihmoi në disa gjëra të vogla. Dhe çmimin ia rritëm vetës.

Roza Lati: Keni bërë ndonjë lekë?

B-Twins: Po mirë, nuk jemi keq.

EMISIONET