Bima e mrekullisë apo ilaçi i rrezikshëm për shëndetin?

Ishulli i ngrohtë dhe i lagësht i Borneos në Indonezi, është toka e prodhimit global të Kratomit, një pemë e konsideruar nga disa si kura mrekulli për çdo gjë, nga varësia ndaj drogës e deri tek ankthi.

E konsideruar si pjesë e familjes së kafesë, pema është përdorur prej shekujsh në Azinë Juglindore dhe në Papua të Guinesë së Re për efektet lehtësuese të dhimbjes dhe si stimulant, por tani është duke u shitur në formë pluhuri dhe eksportohet në të gjithë botën, duke alarmuar njëkohësisht disa rregullatorë shëndetësorë që kanë ngritur shqetësime rreth sigurisë.

Kratomi stimulon receptorët e trurit njësoj si morfina, edhe pse prodhon efekte shumë më të lehta.

"Unë marr Kratom dhe nuk kam pasur probleme. Çdo lloj ka përfitimet e saj - disa ju ndihmojnë të relaksoheni, të tjerët mund ta trajtojnë pagjumësinë ose të trajtojnë varësinë nga droga. Disa ndihmojnë në rritjen e qëndrueshmërisë", tha për AFP, rritësja Faisal Perdana.

Bashkëpunëtori i saj, Gusti Prabu, i cili tani eksporton 10 ton të bimë në një muaj, është dakord me pohimet e gruas.

"Paraardhësit tanë përdorën Kratom dhe nuk kishin efekte anësore negative. Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e varësisë nga droga dhe në ndihmën e njerëzve për detoksifikimin", shpjegoi ai.

Por popullariteti i saj shkakton gjithashtu shqetësime- pasi nuk ka pasur testime klinike për të vlerësuar sigurinë dhe efektet anësore të saj.

Kratomi është i ndaluar për konsumin e brendshëm në Indonezi, Malajzi dhe Tajlandë, edhe pse e para lejon eksportin e saj në formë të papërpunuar.

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara - tani importuesi më i lartë- e lidhin konsumimin e bimës dhe derivateve të saj me dhjetëra vdekje, duke paralajmëruar se mund të përkeqësojë një epidemi vdekjeprurëse të opiumit.

Komponimet e gjetura tek Kratomi janë opioidet, të cilat i ekspozojnë përdoruesit në të njëjtat rreziqe të varësisë dhe vdekjes si opiate të paligjshme, sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara.

Por për fermerët në Kapuas Hulu, qendra e prodhimit, kërkesa për Kratom është e tillë që ata janë larguar nga mallrat tradicionale, si p.sh gomë dhe vaj palme për të filluar rritjen e pemës, çka u sjell atyre fitime të mëdha.

Paralajmërimet për shëndetin kanë bërë pak për të ulur interesin për bimën.

"Rreth 90 për qind e dërgesave tona nga provinca perëndimore Kalimantan janë Kratom që është shitur në Shtetet e Bashkuara", tha kreu i zyrës së postës Zaenal Hamid.

EMISIONET