Bill Gates kritikon ashpër krerët e qeverive: Shumë pak vende marrin notën 10! - Ndërkallje e 360 Gradë

Bill Gates kritikon ashpër krerët e qeverive: Shumë pak vende

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates kritikoi qeveritë që nuk kanë marrë masat e duhura për t'u përgatitur për një pandemi globale.

Ai i drejtohet liderëve të botës që nuk kanë investuar në testime dhe pajisje më herët, kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e 2019-s.

Në një intervistë për BBC, Gates tha se “shumë pak vende do të marrin notën 10” për mënyrën se si ata e kanë menaxhuar situatën nga sëmundja, që pushtoi botën vetëm në tre muaj.

Si mungesë e përgatitjes, Gate tha se ne gjendemi në territore të paeksploruara. Gates i tha gazetarit të “BBC Breakfast”, Charlie Stayt, se përgjigjja e vendeve ndaj krizës nuk ishte aq e mirë sa duhet.

“Ishte një periudhë kur po thosha se ky ishte shkatërrimi më i madh i mundshëm me të cilën u përball bota. Ne patjetër do të shikojmë prapa dhe do të dëshirojmë të kishim investuar më shumë që të mund të kishim shpejt të gjitha diagnostikimet, ilaçet dhe vaksinat. Pastaj është dhe koha kur virusi u shfaq, cilat ishin testet e përgatitura? A menduan vendet të rrisnin kapacitetin e njësive të kujdesit intensiv dhe aspiratoreve? Do të ketë kohë për ato pas vdekjeve. Shumë pak vende do të marrin një notë 10. Tani jemi këtu ku jemi, ne nuk e stimuluam këtë, nuk e praktikuam, kështu që e gjejmë veten në territore të paeksploruara”, tha Gates Gates, i cili është personi i dytë më i pasur në botë, identifikoi mungesën e investimeve që qëndron pas mungesës së testimit, që ka bërë që vendet të mos e diagnostikojnë koronavirusin në kohë.

Ai shtoi: “Investimet mund të siguronin që diagnostikimi të ishte menjëherë i disponueshëm, ilaçet në më pak se gjysma e kohës, vaksina në më pak se gjysma e kohës, shumica e atyre investimeve nuk ishin bërë. Tani ne jemi duke kërkuar dhe na duhet shumë më tepër kohë t’i mbledhim këto pjesë, edhe pse shkencëtarët po bëjnë punë heroike”, u shpreh Bill Gates.

Të paktën 1.8 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën, afro 115 mijë kanë humbur jetën dhe rreth 430 mijë janë shëruar nga virusi.

EMISIONET