Biletat/ Flamurtati për “tris” kundër Teutës, befason me çmimet e biletave
Fitoret radhazi kundër Kamzës dhe Tiranës kanë sjellë eufori në kampin e Flamurtarit. Këtë mesjavë, vlonjatët
do të ndeshet me Teutën, ku diferenca mes skuadrave është vetëm 2 pikë.
Takimi është programuar për tu luajtur ditën e mërkurë në orën 18:30. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë, ku çmimi i biletave do të variojnë nga 400 lekë deri në 700 lekë të reja. Sikur në takimin me Tiranën edhe në këtë 90 minutësh, tifozët femra do të futen falas.
Informacion për cmimin e biletave
E Mërkurë , datë 10 Prill 2019 ora 18:30 në stadiumin " Flamurtari " Vlorë
Kategoria Superiore
Java 28
Flamurtari F.C vs KF Teuta
Tribuna Qendrore - 700 lekë ( femrat falas )
Tribuna A - B - 400 lekë ( femrat falas )
Tribuna C - 200 lekë ( femrat falas )
Tribuna D ( miqtë ) - 400 leke ( femrat falas )