Bilanci i paqëndrueshëm në Britani, shënohen 627 viktima në 24 orë nga COVID-19

Bilanci i paqëndrueshëm në Britani, shënohen 627 viktima

Bilanci i viktimave në Britani duket se nuk është i qëndrueshëm. Prej dy ditësh dukej sikur kurba kishte pësuar rënie të madhe duke shënuar jo më shumë se 300 viktima.

Por gjatë 24 orëve të fundit, bilanci është rënduar ku u shënuan 627 viktima me një total prej 32,692 të vdekur.

Statistika të tjera pretendojnë se numri i vërtetë i viktimave në Britani mund të jetë mbi 45 mijë por kjo nuk është verifikuar ende.

Ditën e djeshme u shënua bilanci më i ulët i viktimave që prej datës 29 mars me 210 të vdekur.

Këtë të martë rezultuan pozitivë dhe 3,403 persona të tjerë ku gjithsej janë regjistruar 226,463 të infektuar.

Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 2,007,146 tampone.




EMISIONET