Bie Bjarke Ingels, Bashkia e Tiranës hap tender 60 mln lekë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar

Bie Bjarke Ingels, Bashkia e Tiranës hap tender 60 mln lekë për

Bashkia Tiranë heq dorë nga projekti i hartuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels dhe hap tender me vlerë 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas prishjes së ndërtesës, Veliaj deklaroi në publik se Fusha ia kishte falur Bashkisë projektin e Ingles.

Bashkia Tiranë ka përcaktuar 7 ditë kohë për dorëzimin e ofertave nga palët e interesuara. Fituesi i tenderit do të shpallet me 14 korrik. Burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Vendimi i hapjes se tenderit vjen vetëm në momentin kur KLSH kërkoi rindërtimin e teatrit si ishte dhe ku ishte. 

Kjo pasi u panë shkelje në ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Po ashtu çështja e teatrit është në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në SPAK janë dorëzuar disa padi.

Pas realizimit të projektit, Bashkia Tiranë do marrë 30 milionë euro borxh, me garant qeverinë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020, pas miratimit në fshehtësi të vendimit numër 50, datë 14 maj 2020 të Këshillit Bashkiak.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua nga europarlamentarët, të cilët kërkuan hetim për dhunën dhe arrestimin e protestuesve, gjatë seancës plenare të Komitetit të Jashtëm të PE-së, më 22 qershor.


Tenderi i bashkisë Tiranë për projektin e Tetatrit të ri Kombëtar


EMISIONET