Biberaj: Marrëveshje Kosovë-Serbi me versionin e SHBA-së, pa dakordësinë e BE-së, jo diçka e mirë

Biberaj: Marrëveshje Kosovë-Serbi me versionin e SHBA-së, pa

Për anëtarin e kryesisë së PD-së dhe diplomatin Aleksandër Biberaj, administrata e Trump-it do që ta paraqesë si një sukses arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Biberaj tha se ka një ngutje nga ana e SHBA-ve dhe se nuk do të ishte mirë që të arrihej një marrëveshje pa dakordësinë e BE-së, ku Kosova aderon të anëtarësohet.

Biberaj: Administrata e Trump-it do që ta paraqesë si një sukses arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës që kënaq të dyja palët, por deri më tani zhvillimet janë të mjegullta. Kjo na ka bërë që të gjithë të jemi dyshues. Me duket me shumë ngutje. 

Ka një thyerje me BE-në që unë e kritikoj. Sot vjen Lajçak në Kosovë. Anëtarësimi në BE mbetet një ëndërr që duhet realizuar, sigurisht me ndihmën e SHBA-ve, por nuk do të ishte mirë që të shkonim në marrëveshje me Serbinë vetëm me modelin amerikan, pa dakordësinë e BE-së, sepse jemi pjesë e Evropës dhe nesër do ë jemi pjesë e BE-së.

Lidhur me qëndrimet e presidentit Thaçi, Biberaj u shpreh se ato kanë qenë të dyzuaradhe konfuze, duke shtuar se Thaçi ka qenë i pari politikan shqiptar që ka përmendur ndryshimin e kufijve.

Biberaj: Qëndrimet e presidentit Thaçi kanë qenë shumë të dyzuara, shumë konfuze dhe ka qenë i pari politikan shqiptar që ka përmendur ndryshimin e kufijve. Sot tha që kjo nuk diskutohet, por shpresoj që kjo gjë të jetë e vërtetë. Ndërsa sa i takon qeverisë, të gjithë e dinë se kjo është qeveria e Hashim Thaçit dhe mënyra se si u rrëzua qeveri legjitime e Kurtit, nuk të lë shumë shije demokratike. 

Biberaj shtoi se zgjidhja e duhur në 27 qershor do të ishte që të arrihet një marrëveshje që kënaqte Serbinë dhe Kosovën, por pa prekur asnjë centimetër katror të territorit kosovar.

Biberaj: Nëse më 27 qershor do të kishim një marrëveshje që të fitojmë ne edhe serbët pa u cenuar asnjë centimetër katror, mendoj se kjo do të ishte një zgjidhje e duhur. Por nuk më pëlqen që ne të shkojmë në negociata sikur të kap dikush për dore, në kushtet inferioriteti. Në përgjithësi politika shqiptare e ka vuajtur kompleksin e inferioritetit. Kur ulesh në tryezë bisedimesh, duhet ta konsiderosh veten si të barabartë mes të barabartësh.    

Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti Andi Kurti

EMISIONET