“Beteja” për rektor, dekani i Juridikut Artan Hoxha kërkon karrigen e Mynyr Konit

“Beteja” për rektor, dekani i Juridikut Artan Hoxha kërkon

Kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha e ka përshëndetur vendimin e ministres së arsimit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por ka theksuar se procesi dhe kandidaturat nuk kanë ndryshuar. Në një intervistë për Tv Ora, ai komentoi dhe vendimet e rektorit Mynyr Koni, për të cilin pati dhe akuza.

Dekani i Fakultetit Juridik, njëherësh dhe kandidat për rektor të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, e ka përshëndetur vendimin e ministres së Arsimit për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Në një intervistë për TV Ora, Hoxha theksoi se vendimi nuk prek procesin zgjedhor e njëherësh, kandidimin e tij.

Hoxha: Jo unë, por të gjithë ata në institucionet publike të arsimit të lartë që kanë shprehur vullnetin e tyre, kanë aplikuar në organet zgjedhore, ata që janë aplikantë deri më sot janë ata që do ti shtohen të tjerë nëse do ketë afate të tjera për kandidatë.

Vendimet e rektorit Mynor Koni për shkarkimin e anëtarëve të komisionit të zgjedhjeve i cilësoi tejkalim kompetence, teksa nuk i kurseu dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj tij.

Hoxha: Këta pedagogë që janë anëtar të KIZ-it dhe që në kundërshtim të hapur me ligjin është pretenduar nga rektori se ja ka ndërprerë marrëdhënien e punës, këta janë në detyrë edhe si  pedagogë edhe si anëtarë të Komisionit, sepse rektori në mënyrë të njëanshme, individualisht, pa një procedurë që ligji parashikon nuk mund të shkarkojë asnjë nga detyra. Zoti Koni ka bërë një veprim shumë të dënueshëm, shumë të papërshtatshëm për autoritetin e rektorit.

Hoxha u zotua të çonte përpara universitetin e Tiranës përmes shërbimit dhe devotshmërinë, në rast se do të zgjidhej fitues për pozicionin e rektorit. Gjatë ditës së premte ministrja e Arsimit vendosi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, por jo të procesit të fushatës për këto zgjedhje.

EMISIONET