Testimi i parë i maturës: Sallë e veçantë për nxënësit me temperaturë, nuk pati raste

Testimi i parë i maturës: Sallë e veçantë për

Maturantët iu nënshtruan provimit të parë të maturës nën masat e parcaktuara kundër covid 19.  Provimi zgjati 2 orë ndërsa të rinjve iu kontrollua temperatura dhe pajisja me maksa dhe me doreza. Ministria e Arsimit kishte përgatitur një sallë të posaçme për të rinjtë me temperaturë por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë maturant që ka shfaqur simptoma.

Para testimit për gjuhën e huaj, maturantëve iu desh të jepnin një tjetër kontroll, atë të temperaturës dhe të pajisjes me maska dhe me doreza.

Rreth 31 mijë maturantë në të gjitha vendin ju nënshtruan testit të parë të maturës shtetërore duke ruajtur distancimin social.

Të emocionuar ata presin tu thërrasin emrin...

Disa thonë se rikthimi në shkolla pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ishte i rëndësishëm për një rezultat më të mirë në provim...

''Mësuesi ka qenë tepër i kujdesshëm me shpjegimin e mësimit, na ka mbushur të gjitha informacionet që i kishim humbur gjatë pandemisë. Na ka përgatitur shumë mirë.''

Ndërsa të tjerë thonë se masat kundër covid do ua vështirësojnë zhvillimin e provimit.

''Do merremi me maskë me doreza, mund të na merret fryma, vapa, këto emocionet. Do e kemi shumë të vështirë te provimet për shkak se kemi 6 muaj që nuk vijmë në shkollë.''

Ndryshe nga vitet e tjera testi u zhvillua përgjat 2 orëve dhe jo dy orë e 30 min, ndërsa në përmbajtje do të jenë 60 pyetje dhe vetëm me alternativa.

Në orën 12 ra zilja e përfundimit të provimit.

Maturantët thanë se testi ishte i lehtë dhe cdo gjë u zhvillua qetësisht.

''Thjeshtë, ishim qetësi, mbikqyrësja nuk la që të bëhej zhurmë në klasë, nuk kishte komunikim dhe punuam të qetë.''

Por pati edhe nga ata që pranuan edhe tejkalime të rregullave me anë të ndihmës.

Ministria e arsimit kishte përgatitur një ambient më vete për të dyshuarit me koronavirus, por famtirësisht nuk ka pasur asnjë të ri me simptoma. Provimi i radhës është ai i gjuhës shqipe dhe do të zhvillohet në 11 qershor.


EMISIONET