Berisha thirrje intelektualëve dhe një mesazh PD-së për botën akademike

Berisha thirrje intelektualëve dhe një mesazh PD-së për

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, i bëri thirrje akademikëve që të ngrihen për integrimin e vendit në BE, ndërsa theksoi se opozita duhet të ofrojë pranë saj akademikët dhe intelektualët.

Berisha: Deri tani, ajo ka bashkuar parti opozitare të një spektrit të gjerë. Kjo nuk mjafton. Rëndësi të jashtëzakonshme ka një ndryshim të elitës. Një vend ka forcat politike, por një vend ka elitën akademike, atë publicistike. PD dhe opozita duhet të përpiqen shumë më tepër për të krijuar një front shumë më të gjerë. Sikundër them që është fatkeq ai intelektual, shkrimtar, gazetar, ai mjek, inxhinier, që nuk ka të qartë interesin që duhet të luftojë që është integrimi. Është një detyrë mendoj unë, është një apel e të gjithë individëve, botës akademike, që të ngrihen, të ngrenë zërin e tyre për integrimin.

EMISIONET