Berisha në "360 Gradë": Ja si do shpërthejë Opozitarizmi dhe …

Berisha në "360 Gradë": Ja si do shpërthejë

“Ja si do shpërthejë Opozitarizmi dhe …”, kjo është tema e përzgjedhur për t’u diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews, portalin 360grade.al, Facebook-un e portalit 360grade dhe Youtube.

Situata politike, sidomos në “betejën më të fundit” për Gjykatën Kushtetuese, është bërë shumë e tendosur, e drejtëpërdrejtë dhe e hapur ndërmjet Presidentit të Republikës dhe kryeministrit Rama.

Ndërsa duket se Opozita e “rrugës”, apo Opozita parlamentare e dorëhequr, mbasi ka hequr dorë nga protestat, është bërë disi më e padukshme dhë më e pandjeshme…

Si e shikon Berisha, betejën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, a është fati i saj në udhëkryq?

Cili është perceptimi i Sali Berishës?

Përse ndërkombëtarët duket sikur kanë zgjedhur të mbështesin kryeministrin Rama?

Përveç diagnostikimit të situatës, kush është rrugëzgjidhja që parashtron Opozita?

Flitet për frymë fushate, edhe majtas edhe djathtas?

Ligji i ri “KÇK” i prezantuar nga Kryeministri është temë e nxhetë diskutimi, a është fushata zgjedhore më e fundit e Ramës?

Të ftuar:

1. Sali Berisha
2. Beti Njuma
3. Arion Sulo

EMISIONET