Berisha: Dekretimi i Erjon Braçes, fatkeqësi kombëtare. Ja merita që ka Bushati

Berisha: Dekretimi i Erjon Braçes, fatkeqësi kombëtare. Ja

Për ish-kryeministrin Sali Berisha ndryshimet në qeveri janë një hiç negativ. Në intervistën dhënë për gazetaren Beti Njuma, ai tha një opinion për secilin ministër. Ndërsa kishte një vlerësim për Ditmir Bushatin.

Pjesë nga intervista

Ky solli në qeveri hiçin negativ. Ia dha financat një personi që falimentoi Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, vetëm sepse është shoqëri e Madam Bashës. Asnjë meritë nuk ka ajo Deno. Farmacitë nuk kanë marrë paratë  e rimbursimeve për shkak të fondit.

Mori Belindën, shoqëruesen e Riformatos, që e kalonte pa check up. Këto denoncime i kam bërë në parlament. Janë farmaci që edhe sot që nga tetori nuk kanë marrë rimbursimet.

Erjon Brace fshihte Kokoneshin.

Balluku ka shoqëruar Riformaton. Riformato nuk rezulton në sistemin TIMS. Solli këtë kategori në qeveri, por është në grahmat e fundit se kjo qeveri nuk do arrijë të formohet do dorëzohet përsëri.

Emërimi i ministrit të Jashtëm, mbështetës i projektit të ndarjes së Kosovës

Fakti që vihet pjon i Baton Haxhisë, i cili është kryeargati i Beogradit në Prishtinë kjo është negative. Ky njeri vihet sepse është mbështetës i projektit të ndarjes së Kosovës. Kjo është një fatkeqësi kombëtare, kur diplomacia e këtij vendi uzurpohet nga një individ si ky. Ky zotëri përfaqëson më shumë se këdo tjetër, Beogradin, argatin inçif, Baton Haxhinë që është edhe shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë.

Merita që Berisha i njeh Bushatit

Zoti ditëzi Bushati ka qenë katastrofal sa i përket marrëveshjes me Greqinë. Por ai ka mbajtur qëndrim korrekt për mosndryshimin e kufijve. Kjo është e vërteta. Kurse në aspekte të tjera ai ka qenë larg atij posti. Ai ishte i lidhur me bandat me të rrezikshme të Shkodrës. Dhe një ministër i jashtëm që ishte i lidhur me bandat e kishte vendit tek bandat, dhe kjo tek ministria e Jashtme. Por kjo nuk më pengon të them që në çështjen e ndryshimit të kufijve pati instiktin politik për t'iu kundërvënë haptas.

Dekretimi i Braçes, fatkeqësi kombëtare

Presidenti dekretoi Erjon Braçen që është një fatkeqësi kombëtare dekretimi i tij, por e dekretoi sepse e detyron kushtetuta. Lidhur me këta të tjerët, sa të gjenden a plotësojnë këta kushtet e deputetit, pak me thënë, por duhet të paktën 1 muaj e gjysme hetim.

EMISIONET