Pas largimit nga ‘On Records’, reperi nga Kosova duket se po shkëput marrëdhëniet me të dashurën e tij.

Fero nuk e ndjek më modelen Arbenita Ismajli në Instagram, ndonëse nuk i ka fshirë ende fotografitë që kanë bashkë.

Ndërkohë, për Arbenitën cdo gjë vazhdon si më parë pasi ndjek reperin dhe i ka ende të gjitha fotot me dedikimet e ëmbla. Nuk dihet ende nëse marrëdhënia e tyre është në krizë apo po bëjnë sërish një lojë.

Edhe në fillim të lidhjes, Fero deklaroi në një moment se është single, por ishte gjithcka nën sensin e lojës pasi po shijonte historinë me Arbenitën. Kësaj të fundit, ai i ka dedikuar edhe një projekt muzikor që është pëlqyer shumë nga publiku.

"Ride or die" titullohet kënga ku ata duken më të dashuruar se kurrë.

/Ora News.tv/