Bëri aksident me pronarin italian, 33-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali

Mediat italiane kanë raportuar se një shqiptare 33-vjeç, ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti. Fatime Core ka vdekur gjatë një udhëtimi pune, ku fugoni ka dalë nga rruga edhe është përplasur me një pemë.

Vajza shqiptare ndodhej me pronarin Renzo Franchin 67-vjeç i cili sapo ka dalë nga spitali në gjendje shëndetësore të mirë.

33-vjeçarja punonte në një fabrikë rrobash, ku kolegët e saj kanë treguar se ajo punote aty prej vitesh dhe i ishte kthyer në një familje.

EMISIONET