Berat, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 3 persona të plagosur

Berat, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 3 persona të plagosur

Dy persona, babë e bir dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore ku makina Benz me targa  AA118AB, ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rruge.

Për pasojë janë dëmtuar lehte drejtuesi i mjetit Armando Osoja 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat dhe djali i tij.

“Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjeksore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rezikut për jetën”, sqaron policia.  

Policia thotë se nga testi  alkoolit i kryer me aparatin  Drager drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Armando Osoja është arrestuar nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit’’, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

EMISIONET