Berat, makina del nga rruga, dy të plagosur

Berat, makina del nga rruga, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kucit.

Sipas informacioneve paraprake, makina ku po udhëtonin dy personat doli nga rruga.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET