Një 32-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Berat. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:50 në rrugën Berat-Kombinat, pranë vendit të quajtur Shtëpia e Bardhë.

 "Shtetasi A.L, 21 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke drejtuar mjetin tip "Jaguari" ka aksidentuar shtetasin këmbësor A.M, 32 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat", sqaron policia.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë  Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi A.L dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/