Qiraja e papaguar e një lavazhi nga qiramarrësi ka bërë që pronari së bashku me dy persona të tjerë të qëllojë me armë zjarri drejt biznesit.

Ngjarja ka ndodhur në Berat dhe sipas policisë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Burimet thanë se 3 personat qëlluan me armë zjarri nga një automjet, të cilët më pas u arrestuan.

Në cilësinë e provës mateiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

"Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat", sqaron policia.

Si ka ndodhur ngjarja-"Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë. Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit".

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim", "Armëbajtje pa leje".

/Ora News.tv/