Beppe Marotta përgatit "bombën" e verës, superlojtari drejt Interit me kosto zero

Beppe Marotta përgatit "bombën" e verës, superlojtari

Mario Gotze mund të ishte goditja e madhe e Interit në merkaton e verës që uli siparin vetëm pak ditë më parë. Mesfushori gjerman u kërkua nga gjiganti italian në formulën e huazimit gjatë kësaj merkato.

Por Borussia Dortmund nuk vendosi ta largojë, duke e mbajtur në skuadër. Megjithatë, një skenar i tillë nuk pritet të ndodh gjatë merkatos së verës së ardhshme, kur Gotze i skadon kontrata me verdhezinjtë.

Në të tilla kushte, drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta kërkon të përfitojë nga kjo situatë. Ai pritet të punojë fort për të bindur 27 vjeçarin të transferohet në "Giuseppe Meazza" me kosto zero.

Marotta është i njohur për aftësitë e tij për të siguruar lojtarë fantastik me parametra zero, ku mund të përmendim emra si Andrea Pirlo apo dhe Paul Pogba. Gotze do të mendojë për një shtëpi të re, pasi me ardhjen e lojtarëve si Julian Brandt dhe Thorgan Hazard minutat e tij në "Signal Iduna Park" janë ulur ndjeshëm.

EMISIONET