Blogerja bie në dashuri me djalin e ish-bashkëshortit

Blogerja bie në dashuri me djalin e ish-bashkëshortit

Një blogere po përballet me reagime të ashpëra nga ndjekësit e saj në mediat sociale pasi ajo ka postuar një foto me të dashurin 15 vite më të ri. I dashuri i saj është djali i sh-bashkëshortit që jetoi gati 10 vite me të.

Marina Balmasheva postoi një foto para dhe pas saj me Vladimirin në “Instagram”. Në foton e mëparshme, Marina ishe në moshën 22 vjeç dhe Vladimiri në moshën 7 vjeç, në foton e tanishme ajo është në moshën 35 vjeç dhe djali në moshën 20 vjeç.

Balmasheva, e cila është nga rajoni perëndimor rus i Krasnodar Krai, ishte martuar më herët me babanë e Vladimir, Alexey, 45. Ajo jetoi me të për më shumë se 10 vjet para se marrëdhënia e tyre të përfundonte në divorc. Tani ajo është në një lidhje me djalin e tij, i cili është 15 vjet më i ri se ajo.

“Asnjëherë nuk e dini se si do të vijë jeta dhe kur do të takoni një person që ju bën të buzëqeshni. E di që disa do të na gjykojnë e të tjerët do të na mbështesin, por ne jemi të lumtur dhe dëshirojmë që të jeni edhe ju", tha Marina në postimin në Instagram.

Ajo gjithashtu tha se e do Vladimir dhe së bashku ata janë duke rritur tre nga pesë motrat e tij. Balmasheva shtoi se me Vladimirin dëshiron të martohet dhe të kenë shumë fëmijë.

Balmasheva ka rreth 420,000 ndjekës të mediave sociale. Ajo filloi llogarinë për të dokumentuar eksperiencën e saj për humbjen e peshës, por tani duket se shumë prej ndjekësve të saj nuk janë të kënaqur me vendimin e saj për t'u martuar me djalin e ish-bashkëshortit.

Disa njerëz kanë komentuar se marrëdhënia është imorale pasi ajo kishte ndihmuar në rritjen e fëmijës.

"Ajo që më trondit më shumë është se ky djalë u rrit para syve të saj," komentoi një ndjekës.

Ish-burri i Balmashevës  kuptoi marrëdhënien e tyre pasi i zbuloi duke kryer marrëdhënie seksuale në një dhomë të shtëpisë.

“Nuk mund të flija një natë kur i dëgjova duke bërë seks. Atëherë kuptova që Marina po më mashtronte mua me djalin tim, brenda pak minutash, ajo sapo erdhi dhe u shtri pranë meje. Unë nuk i thashë asgjë atë natë ", tha Alexey në një shfaqje ruse" On Air "në mars.

Sidoqoftë, Balmasheva mohoi pretendimet e Alexey dhe tha se ajo filloi një lidhje me Vladimir vetëm pasi u nda nga babai i tij. Ajo gjithashtu mohoi të ketë pasur marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tyre. Në të njëjtin program, ajo ka deklaruar se nuk e ka dashur kurrë Alexy dhe se kurrë nuk kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin.


EMISIONET