Bënin kërdinë me vjedhjen e banesave në Kavajë, pranga hajdutëve

Bënin kërdinë me vjedhjen e banesave në Kavajë, pranga

Dy të rinj të dyshar si autorë të vjedhjes së banesave në Kavajë janë vënë në prangat e policisë.

Finalizimi i operacionit të koduar "Rent" çoi në pranga shtetasit Q. K., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. H., 26 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë.

Kapja e tyre u bë pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të 11 vjedhjeve të ndodhura përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:

Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;

Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;

Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;

Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;

Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.

Më 20.11.2019, në fahatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;

Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.

Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorrike në banesën e një shtetasi.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të Q. K. dhe A. H.


EMISIONET